MENU
klinika

Rama-izraelitëve: S’do pendoheni

“Doni një vend të bukur për konferencën e radhës? Ejani në Shqipëri”

24.10.2022 - 11:11

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jeruzalem. Rama i ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë që takoi që vitin e ardhëm të mbajnë konferencën në Shqipëri.

Ai u premtoi se nuk do të pendohen nëse vizitojnë vendin tonë.

Rama: Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me prindërit e mi dhe gjyshja më thoshte: “Mos u shqetëso, rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfektë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj se nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë nga sa dini, por nuk do të mërziteni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN