MENU
klinika

Serie A, Java 9

Dopieta e Dzekos rikthen Interin te fitorja në kampionat

08.10.2022 - 17:01

Inter rikthehet te fitorja. Pas humbjeve me Udinesen dhe Romën, vjen fitorja ndaj Sassuolos 1-2, në një fushë mjaft të vështirë si ajo e Reggio Emilias. Zikaltërit do merrnin avantazhin në fundin e pjesës së parë. Ekipi i Simone Inzaghit do përfitonte pas një rrëmuje në zonë dhe do realizonte me Dzeko, goditja e të cilit është e dobët por e mjaftueshme për të marrë epërsinë.

Kristjan Asllani mbeti në dhomat e zhveshjes, tekniku Inzaghi vendos ta zëvendësojë lojtarin shqiptar, teksa në pjesën e parë provoi me një goditje nga distanca, duke gjetur vetëm tribunat. Pjesa e dytë do niste mirë për vendasit, që do vendosnin ekuilibrat me Fratesin.Një krosim nga krahët gjeti të papërgatitur mbrojtjen e nënkampionëve të Italisë, me mesfushorin që mposht mjaft mirë Onanan.

Inter tregon se kishte ardhur vërtetë për 3 pikët sot. Pavarësisht dominimit të skuadrës së Dionisit, sinjalet e qarta i jep Lautaro Martinez me një tentativë me kokë. E nevojshme për të mohuar golin e argjentinasit është një mrekulli e portierit Consigli.

“Gardiani’ bëri mirë ndaj Martinez, por nuk ishte e thënë që të përsëriste sërish atë veprim, pasi Dzeko “tund rrjetën” përsëri me kokë, në minutën e 75-të. Të destinuar për të vuajtur deri në fund, “demi” Martinez nuk shfrytëzon siç duhet një pasim të Dumfries nga krahët, shumë afër zonës çon sferën jashtë katërkëndëshit.

Skuadra mysafire përpiqet që të ulë ritmin në minutat e fundit, e vetdijshme për dëmin që mund të shkaktojë Sassuolo me shpejtësinë e saj në kundërsulme. Në fund pati minuta edhe për Roberto Gagliardin, që jo vetëm ndërpret në mes aksionet e kundërshtarit, por vuri në vështirësi në një rast edhe Consiglin.

4 minuta shtesë, 4 minuta shpresë për Sassuolon, që në fund të fundit nuk ia doli dot të marrë një pikë nga ky takim. Inter, në krahun tjetër merr një fitore që më shumë sesa për rënditjen, vlen për moralin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN