MENU
klinika

“Asgjë nuk është ekspozuar”

Drejtori i Policisë së Shtetit flet për sulmet kibernetike

12.10.2022 - 11:37

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur për sulmet kibernetike në vendin tonë, duke thënë se nuk ka dalë asnjë sekret shtetëror.

Në një komunikim me gazetarët, Rrumbullaku u shpreh se lista me emrat e punonjësve të policisë të publikuara nga hakerat nuk kanë të bëjnë me informacione sekrete.

“Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponojmë 100% informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar pavarësisht deklaratave ne jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi asgjë të ekspozuar. Punonjësit e policisë vijojnë të kryejnë funksionet përkatëse”, tha Rrumbullaku.

Sa i përket sistemit Deep Sea, Rrumbullaku sqaroi se nuk ka të dhëna, por është thjesht motor kërkimi.

“Duhet të ketë informacionin e duhur, është motor kërkimi, nuk ka database, nuk ka të dhëna”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të blejmë 6 dronë luftarakë ‘Bayraktar’"

Rama: Erdoganit s’i kërkuam ndërmjetësim me Iranin