MENU
klinika

Ukraina 'e pakënaqur'

“Dronët Bayraktar ranë brenda javës”, zyrtari ukrainas “trazon” Turqinë: Luftoni vetëm

20.10.2022 - 10:11

Duket se ukrainasit nuk janë të kënaqur me dronët turq dhe funksionin e tyre në fushën e betejës.

Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Sergei Pashinsky, u shpreh se dronët turq Bayraktar, të cilësuar nga Kievi dhe media perëndimore si ndryshues të lojës gjatë luftës, në praktikë janë më shumë një mjet marketingu propagandistik se sa një “superavion”.

Ai vijoi më tej duke u shprehur se ata janë mjaft të cënueshëm ndaj mbrojtjes ajrore dhe sipas tij janë raketat amerikane HARM ato që kanë ndryshuar rrjedhën e luftimeve.

“Pa raketat amerikane HARM, Bayraktar nuk do të ekzistonte”, tha ai.

Zyrtari ukrainas i bëri këto deklarata në një intervistë me komedianët rusë Vovan dhe Lexus, duke besuar se po fliste me ish-ambasadorin amerikan në Moskë, Michael McFaul!

Sergei Pashinsky shtoi gjithashtu se përveç propagandës, dronët turq ranë brenda një jave nga sulmet e forcave ruse.

Por duket se deklaratat e Pasinskit shkaktuan zemërimin e turqve, reagimi i të cilëve ishte i menjëhershëm.

“Gjithçka që duhet t’i them zotit Pasinski, atëherë luftoni vetëm”, u përgjigj Haluk Bayraktar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BILD: Ja plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës

A është Evropa në prag lufte?