MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dua ilaç popullor për problemet me mëlçinë?

26.10.2022 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ju lutem, më ndihmoni me ndonjë këshillë se çfarë të përdor ndonjë pije popullore, sepse kam babin sëmurë. I ka thënë doktori që ke shumë probleme me mëlçinë.

Mjeku: Për rastin e personit i cili ka probleme me mëlçinë, do ta këshilloja që të përdorë çikoret (lakrat e egra). Përdorimi i tyre është shumë i thjeshtë. Çikoret zihen ose bëhen sallatë dhe u pi lëngun, një lëng jeshil që lëshojnë. Gjithashtu e mirë është gjiza pa kripë, si dhe vaji i ullirit. Këto ushqime unë do t’i këshilloja për të gjithë njerëzit që kanë çfarëdo problemi me mëlçinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN