MENU
klinika

“Shqipëria dhe Kosova janë më ju”

Duka takon Thaçin në Hagë: Burgu, sprova e fundit!

02.10.2022 - 20:09

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë në Hagë bashkë me kreun e federatës së Kosovës, Agim Ademi, ku ka takuar Hashim Thacin, ish-presidentin e Kosovës. Ja cfarë shkruan kreu i FSHF-së:

“Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Holandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anëtarin e kominitetit ekzekutiv të FFK, Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Më erdhi shumë mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin. Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojërat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar. Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë, por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN