Një nga temat më të nxehta të futbollit shqiptar mbetet rinovimi ose jo i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edy Reja. Gjatë një vizite të presidentit Armand Duka në ekipin e futbollit të femrave Vllaznia, i pyetur nëse do të qëndrojë Reja apo do të largohet, ka lënë sërish gjithçka pezull, duke deklaruar se do të ulet në përfundim të kontratës dhe do të diskutojë me imtësi detajet.
“Reja ka një kontratë deri në fund të nëntorit, do të ulemi të bisedojmë me të dhe do të vendosim nëse do të rinovojmë apo jo. Do të bëjmë bilancet. Edy Reja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe progresin e ekipit kombëtar. Në edicionin e fundit kemi qenë edhe pak të pafat, me shumë mungesa, me gola të pësuar në minutat e fundit.
Padyshim që shumë nga tifozët nuk janë të kënaqur ose nuk kanë pritshëmritë, por duhet ta kemi memorien pak më të gjatë, pasi siguruam vendin e parë në Ligën C të Nations League, ndërsa gjatë elimininatoreve të Botërorit morëm 18 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Gjithashtu, me ardhjen e Rejës kemi 7 lojtarë stabël që 3 vite më parë nuk kishin luajtur asnjë ndeshje me kuqezinjtë” – u shpreh fillimisht Duka.
Kreu i FSHF-së u përgjigj edhe në lidhje me emrat e lakuara nga media për zëvendësin e mundshëm të Rejës në krye të ekipit kombëtar:
“Di Baggios i kemi ofruar dikur postin e drejtorit sportiv në FSHF, ndaj ka dalë emri në skenë, mund të jenë shumë trajnerë shqiptar, si Ilir Daja, Mirel Josa apo Alban Bushi ka shumë trajnerë me eksperiencë, pse të mos jetë një trajner shqiptar?