07.10.2022 - 10:09
Një 50-vjeçar ka shkuar i plagosur nga goditjet e thikës paraditen e të premtes në Durrës.
Blutë bëjnë me dije se ai ka deklaruar që është goditur me thikë nga një person i paidentifikuar, pas një konflikti të çastit që ka pasur me të.
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.