MENU
klinika

Dëshmia e vëllezërve

“E lamë të gjallë. Jemi penduar shumë, situata na doli nga kontrolli”

22.10.2022 - 18:01

Zbardhet një pjesë nga dëshmia e vëllezërve Miri që vranë 34-vjecarin Indrid Ndoj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Krujë.

Tashmë të arrestuar nga policia, vëllezërit Sajmir Miri dhe Landi Miri po mbahen në Komisariatin e Policisë në Krujë ku edhe po meren në pyetje nga hetuesit.

Para hetuesve, vëllezërit mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli, pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithcka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdishëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova.

Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kacavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dimim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”,-mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin