Nganjëherë ëndërrat mund të ndërpriten papritmas. I tillë është rasti i Enock Mwepu, futbollist i Brighton, i cili është detyruar të tërhiqet nag futbolli pasi u diagnostikua me një sëmundje të trashëguar të zemrës.
24-vjeçari nuk u ndje mirë ndërsa po fluturonte për t’iu bashkuar Zambias për angazhimet ndërkombëtare. Ai kaloi kohë në spital në Mali dhe më pas iu nënshtrua testeve të mëtejshme kardiake pasi u kthye në Brighton. Testet dolën në përfundimin se Mëepu kishte një sëmundje kardiake të trashëguar, e cila manifestohet më vonë në jetë.
Një deklaratë nga Brighton tha: “Gjendja, e cila mund të përkeqësohet me kalimin e kohës, do ta vendoste Enock në një rrezik jashtëzakonisht të lartë për të vuajtur një atak kardiak potencialisht fatal, nëse ai do të vazhdonte të luante futboll konkurrues”.
Presidenti i Brighton, Tony Bloom tha: “Ne të gjithë jemi absolutisht të shkatërruar për Enock. Ai dhe familja e tij kanë pasur disa javë traumatike. Ndërsa ne jemi thjesht mirënjohës që e ka kaluar atë periudhë të keqe, jemi po kaq të pikëlluar të shohim një karrierë kaq premtuese të ndërprerë në një moshë kaq të re.
Si klub do t’i japim të gjithë dashurinë, ndihmën dhe mbështetjen që mundemi për të bërë një rikuperim të plotë. Më pas ai do të vendosë për hapat e ardhshëm në jetën e tij”.