MENU
klinika

Që në janar

E papritur, Asllani kërkon largimin nga Inter

20.10.2022 - 15:31

Nuk është aspak i lumtur nga kjo fillim aventure në radhët e Inter. Kristjan Asllani u transferua në Milano për të qenë zëvendësuesi i Brozovic, madje në ambientin zikaltër e shihnin më shumë se kaq, por mesfushori kuqezi nuk po gjen minuta, pavarësisht se Brozovic është i dëmtuar.

Inzaghi preferon Calhanoglu në rolin e regjisorit, ndërsa me Barella dhe Mkhitaryan formon mesfushën. Në këto kushte, duke mos gjetur hapësira, edhe kur mungon Brozovic, sipas të përditshmes italiane TuttomercatoWeb, Asallani pritet të kërkojë largimin, sa më shpejt të jetë e mundur, pse jo që në janar.

Nuk është ende e qartë nëse Inter do të heq dorë nga lojtari që verë investuan 14 milionë euro për ta marrë nga Empoli. Opsioni më i përshtatshëm për të dy palët është huazimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN