MENU
klinika

PSG i vendos kushtin

E papritur, Mbappe kërkon largimin që në janar

11.10.2022 - 15:25

Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është tërësisht e prishur, sigurojnë për MARCA burime të njohura me situatën, duke konfirmuar kështu lajmin e përcjellë nga ‘RMC’. Nuk ka kthim mbrapa, këmbëngulin për këtë gazetë të njëjtët persona të konsultuar.

Dhe për këtë japin një tjetër detaj të panjohur deri më sot: futbollisti tashmë ka kërkuar largimin që në janar. Kampioni i botës më 2018 ka punuar për largimin e tij nga “Parc des Princes” merkaton e ardhshme.

Madje, drejtuesit sportivë të klubit parizien e dinë këtë dhe kanë pranuar të bashkëpunojnë, si në korrik me kushte. Kryesorja, që do të befasojë pakkënd, është se fati i tij nuk mund të lidhet me Real Madrid.

Ky kushtëzim i është bërë shumë i qartë në biseda: shko kudo, përveç në “Santiago Bernabeu”. Lidhja mes subjekteve të drejtuara nga Florentino Pérez dhe Nasser Al Khelaifi nuk ekziston prej shumë kohësh. Dy kanë qenë shkaktarët për të arritur në këtë pikë pa kthim: ‘Rasti Mbappé’, kuriozisht, dhe pozicionet kundërshtare rreth Superligës Evropiane.

Mbappé konsideron se PSG e ka tradhtuar, nuk i ka mbajtur premtimet karshi tij ku rinovoi. Siç shpjegoi MARCA, menaxhmenti i sportit bëri një sërë premtimesh, shumica prej të cilave të parealizueshme, në mënyrë që ai të vuloste nënshkrimin dhe të rinovonte deri në vitin 2024. Kjo ishte marrëveshja, dhe jo deri në vitin 2025, siç zbuloi “L’Équipe”.

Lojtari, në fakt, pranoi të pozonte me një fanellë me 5 në fund, në vend të 4-shit, në shenjë të disponimit dhe mirënjohjes për skuadrën e qytetit të tij. Mbappé i tha ‘po’ rinovimit, duke informuar drejtpërdrejt Florentino Perezin për ‘jo’ e tij ndaj Real Madridit, pasi ndjeu presion politik.

Paratë, ka shpjeguar ai në rrethin e ngushtë, nuk kanë rëndësi për të, por një dinamikë futbolli të pastër. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Real Madrid ndaj këtij skenari të ri…,sepse ende synon ta veshë me të bardha një ditë yllin transalpin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN