MENU
klinika

Raportohet për disa të plagosur

E rëndë në Klos, vritet me armë zjarri një 17 vjeçar

12.10.2022 - 14:15

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Klos. Sipas News24 raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa ka edhe persona të plagosur.

Nuk dihen ende detajet si ka ndodhur krimi, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota.

Gazetari i News 24 raportoi se dyshohet se personi i vdekur është një 17 vjeçar.

Qytetarët tha ai gjatë raportimit se janë të revoltuar ndaj policisë pasi blutë dhe ambulanca nuk kanë mbërritur në kohë. Ata kanë deklaruar se 17 vjeçari mund të kishte shpëtuar nëse do të dërgohej në spital.