13.10.2022 - 13:29
Gjatë një jave, Policia Rrugore në Elbasan ka arrestuar 14 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 24 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 19 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë, policia vijon kontrollet në çdo aks të këtij qarku.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.