MENU
klinika

Kush preket

ERE njofton aplikimin e fashës së re të energjisë

28.10.2022 - 10:53

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi pak më parë se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e ERE.

Fasha e re do të prekë të gjitha familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Këta të fundit do ta paguajnë me 42 lekë çdo kilovat të haxhuar mbi këtë kufi. Paraprakisht përllogaritet që janë më shumë se 180 mijë familje që preken nga kjo fashë.

Vendimi për aplikimin e fashës së re ishte marrë më parë, por qeveria vendosi në shtator për të mos e aplikuar atë nga tetori duke njoftuar se do të veprohej në varësi të situatës. Tashmë që ERE njoftoi aplikimin e çmimit të ri, mbetët për t’u parë se cili do të jetë reagimi i qeverisë, pasi edhe më parë, ERE njoftoi për fashën e re në tetor, por ishte ekzekutivi që ktheu vendimin mbrapsht.

Konsumi familjar dhe strukturimi i tij sipas familjeve ne Shqiperi, 2022

Shitur klientëve familjarë 6m.I 2022 1.65 TwH

Konsumatorë familjarë gjithsej 1.1 milionë

Konsumi vjetor sipas të dhënave të ERE për 1.1 milion kontrata me abonentët familjarë për vitin 2021 është 2.95 miliardë KwH, apo 2.950 kwh për kontratë (mesatarisht 230 kwh/muaj). Bazuar në këto të dhëna, të kryqëzuara me të dhëna indirekte nga raportimet në ERE të operatorëve, raportet e përpunuara nga vetë ERE, si dhe të dhëna të publikuara mbi strukturën e konsumit nga INSTAT rezulton se:

Rreth 310 mijë abonentë konsumojnë 200 Kwh/muaj (28%);
Rreth 470 mijë abonentë konsumojnë deri në 300 KWh/muaj(43%);
Rreth 235 mijë abonentë llogaritet të konsumojnë midis 300 – 800 Kwh/muaj (21%);
Rreth 85 mijë abonente llogaritet të konsumojnë mbi 800 Kwh/muaj (8%).
Mêsohet shifra e të prekurve pritet të jetë shumë më e lartë në muajt e pikut; dhjetor, janar, shkurt dhe gusht. I njëjti burim shton se gjatë këtyre muajve konsumi i energjisë nga familjarët rritet ndjeshëm ndaj dhe shtrenjtimi i çmimit nga 9.5 lekë në 42 lekë (pa TVSH) do të prekë deri në 18 % të abonentëve familjarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkojnë ulje të taksave

Bizneset kundër paketës fiskale 2023

Kriza e energjisë/ Preken rreth 50 mijë familje!

Nis operacioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme

"Duhet të arsyetojë miratimin e fashës 800 kilovat"

Konfindustria kërkesë Kuvendit: Seancë urgjente për ERE-n


"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve