MENU
klinika

“Tirana Youth Perform Fest”

Festivali më i ri kushtuar të rinjve

27.10.2022 - 16:51

Qendra për Hapje dhe Dialog organizoi mbrëmjen e parë të festivalit multidisiplinor “Tirana Youth Perform Fest”.

Ky bashkëpunim mes Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe Qendrës “Performancë” drejtuar nga Zana Çela, i dha zë krijimeve artistike të shumë të rinjve të talentuar, duke i inkurajuar ata të mos reshtin asnjëherë së shprehuri botën e tyre.

“Tirana Youth Perform Fest” është festivali më i ri kushtuar artit nga të rinjtë. Edicioni i parë filloi me mbrëmjen e arteve vizuale në ambientet e bibliotekës së kryeministrisë në COD. Në këtë mbrëmje morën pjesë 58 të rinj artistë të cilët prezantuan krijimtaritë e tyre përmes teknikave të ndryshme si: pikturë, pikturë në vaj, stilim në instalacion, skulpturë, skulpturë portret, instalacion me materiale të riciklueshme, lloje të ndryshme grafikash (linoleum, serigrafi, pecikllaz), linogravurë e video animacion.

Në këtë mbrëmje artistike, në COD, ishin të ftuar me punimet e tyre edhe 75 piktorë të vegjël, prania e të cilëve i dha gjallëri ambientit. Një nga mbështetësit e këtij eventi multi-art, ishte edhe bashkia Tiranë.