MENU
klinika

Promo e "Big Brother Vip" fshihet nga Instagrami

Fifi shpërthen keq ndaj Top Channel: Më shkatërruat jetën

27.10.2022 - 11:30

Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj Top Channel, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët.

Mirëpo Fifi është ndjerë keq nga kjo gjë dhe për pasojë ka postuar disa video në Instastory. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”.

“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.

Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.

“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.

Por pas kësaj, “Top Channel” ka vendosur që të fshijë promon nga Instagram-i. Videoja nuk gjendet asgjëkundi në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’mund të ndodhë diçka mes nesh”

Ende pa nisur, Graniti i jep fund marrëdhënies me Fifin

"Nuk je Fifi që njoh unë"

Babai i Fifit e surprizon live


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën