30.10.2022 - 15:30
Flamurtari ka arritur të fitojë derbin e Vlorës ndaj Orikut me rezultatin 3-0, në stadiumin “Flamurtari”, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë.
Golat për kuqezinjtë u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Erik Florës në minutën e 49′, dyfishimi erdhi me Xhonatan në minutën e 66′ dhe golin e sigurisë dhe të fitores e bëri Juri në minutën e 84′.
Me këtë sukses, kuqezinjtë e Marselo Troisit arrijnë fitoren e tretë radhazi, teksa ruajnë vendin e parë të renditjes duke grumbulluar 17 pikë. Ndërsa Oriku i Arlind Rustemit me këtë humbje renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë.