I fejuari i Tina Pajollarit që u la sot në burg, Artion Ferraj ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe të dëshmojë se kur vendosi nisjen e lidhjen e tij, pavarësisht se kjo e fundit ndodhej në “mesin” e akuzave për vrasjen e Martin Çeços. Ai ka treguar se njihet me Tinën prej 3 muajsh.
“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.
Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.
Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, është shprehur i fejuari i Tina Pajollarit, për emisionin ‘Uniko’.