Gjykata e Lezhës dënoni të hënën me 8 vite burg, 17- vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.
I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.
I konsideruar i mitur, pasi është nën 18 vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.
Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe Prokuroria, e cila arriti të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit se 17- vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4 vjeç. I riu po ashtu pranoi ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.
Avokati mbrojtës nuk e kundërshtoi vendimin e Gjykatës. Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në Polici, duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.