Dueli i Bundesligës 2 ditën e nesërme mes Karlsruhes dhe Darmstad ku luan Klaus Gjasula, nuk do të shohë në fushën e lojës Marcel Franke. Futbollisti pritej të ishte titullar, por do të mungojë në këtë sfidë për një arsye me të vërtetë të rrallë.
Mesfushori 29-vjeçar në këto ditë është shtruar në spital, për të ndihmuar një person të sëmurë me kancer, duke i dhuruar qelizat staminale me metodën e re të kurimit që po testohej.
“Tre muaj më parë kam marrë një telefonatë në të cilën më tregohej se isha potencialisht një donator i qelizave staminale për një person”, shpjegoi vetë Franke i cili kishte njoftuar menjëherë klubin e tij.
“Ishte e qartë për të gjithë ne që do ta bënim një gjë të tillë. Është një ndjesi me të vërtetë e mirë kur shpreson se mund të shpëtosh jetën e dikujt tjetër”, – janë fjalët e futbollistit i cili ka postuar foto në rrjetet sociale nga spitali, duke i uruar suksese skuadrës.