MENU
klinika

Asnjë kontakt

Garoi pa shami, zhduket sportistja iraniane

18.10.2022 - 14:27

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sportin ndërkombëtar. Ka dyshime se një atlete iraniane është zhdukur pas pjesëmarrjes së saj në kampionatin aziatik të alpinizmit, i mbajtur të dielën në Seul.

Alpinistja 33-vjeç, Elnaz Rekabi, kishte refuzuar të paraqitet në këtë garë me shami, duke e shpërfillur ligjin e shtetit islamik të Iranit. Të afërmit e sportistes iraniane i kanë thënë BBC se nuk po mund të kontaktojnë me Rekabin që nga dita e hënë.

Rekabi dhe sportistët tjerë u larguan nga Seuli të hënën dhe parashikohej të ktheheshin në Iran të mërkurën. Por, BBC raporton se Rekabit i është konfiskuar telefoni dhe po ashtu pasaporta dhe tashmë askush nuk ka kontakt me të dhe nuk dihet ende asgjë se ku gjendet apo çka ka ndodhur me të.

Rekabi zuri vendin e katërt në kampionatin aziatik, prej nga kishte raportime në media botërore rreth asaj që iraniania e ka refuzuar mbajtjen e shamisë. Por, Teherani zyrtar ende ka dhënë informacione zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në Iran ka shpërthyer valë protestash në rreth 150 qytete pas vdekjes Mahsa Aminit në paraburgim nën rrethana të dyshimta. 22 vjeçarja ishte arrestuar nën akuzën se nuk e ka respektuar ligjin rreth shamisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëshorti nuk i dha leje për në Botëror

Ligji absurd i Iranit, trajnerja e skive u ndal nga burri