MENU
klinika

"Nuk i besoj Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore sepse…"

Gazetarja jep detaje për vdekjen e Lear Kurtit

20.10.2022 - 21:54

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit mbrëmjen e djeshme pasi u arrestua nga policia. E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se ende nuk ka informacione që përcaktojnë shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit.

Lala tha se 32-vjeçari në momentin që ka mbërritur në komisariat, ka filluar të dridhet ndaj është dërguar menjëherë në spital ku sipas raportimeve, ka mbërritur i pajetë.

Lala: Leari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në komisariantin 3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur. E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta. Analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje.

Nuk jam e prirur ti besoj Agjencisë për faktin se ka gëlltitur drogë, pasi në krye është Ardi Veliu që ishte në detyrë kur u mundua të mbulohej rasti i Klodian Rashës. Është po ai zyrtar policie që tentoi të mbulonte ngjarjen e Elbasanit me vdekjen e Pjerin Xhuvanit.

Dua të ngre pikëpyetje nga informacione që kam marrë: Cilat janë arsyet që shtynë patrullën të verifikonin këtë person? Kishte dyshime policia që ai mund të kishte narkotikë? Ishte subjekt që po vëzhgohej? Pse u vendos të merrej për verifikim dhe cilat ishin indikacionet? Çka ndodhur gjatë ndjekjes që policia thotë u bë për rreth 200 metra dhe nuk është monitoruar nga kamerat. Nga ndalimi në komisariat çka ndodhur? Rasti i Klodian Rashës tregoi se kamerat trupore nuk punonin në atë kohë.

Momentin që 32 vjeçari ka zbritur në komisariat ka shfaqur simptomat e para ka shqetësime shëndetësore se dridhet. Nuk e dimë sa gjatë është mbajtur në komisariat. Nuk e dimë nëse do kishte shpëtuar nëse do ishte dërguar në spital. Nuk ka shenja të dukshme të dhunës por ka një moment kontradiktor se policia thotë e dërgoi me shenja jete në spital por Trauma deklaron që mbërritja e tij ishte e pa jetë.

Nuk di ku bazohet policia që thotë ka gëlltitur narkotikë. Është elementë ti bëj gjyqin një të riu, por nuk do guxoj ta bëj. Edhe sikur të jetë përdorues, policët duhet të zbatojnë protokollet për ti garantuar të drejtat. Deri tani nuk kemi një analizë që të përcaktojë që ka vdekur si pasojë e overdozës.

Janë të gjitha këto pika që më thonë se duhet një analizë e thelluar sepse policia ka mbetur në vend numëro. Nuk më rezulton të ketë pasur shenja dhune por ekspertiza finale mund të nxjerrë edhe diçka tjetër. Kam edhe një moment të paqartë, thuhet që janë konstatuar shenja në kyçe nga prangosja. Ku është bazuar që është prangosur një person që është marrë për verifikim”, u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk vjen vdekja nga epilepsia"/ Artan Hoxha ngre dyshime

“Përse duhet të gëlltiste Lear Kurti qesen me drogë, kur mund ta hidhte?!”