18.10.2022 - 11:06
Në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj, është gjetur të hënën trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç.
Mësohet se i moshuari vuante nga skleroza.Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, policia thotë se në trupin e 77-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.