17.10.2022 - 12:17
Një 60-vjeçare nga Tirana është gjetur e pajetë në bregdetin e Durrësit.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thekson se dyshohet se ajo ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Durrësit.
Policia thotë se viktima është shtetasja Sh.S, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.