MENU
klinika

Arrestohet polici i kufirit

Gjirokastër/ Aksidentohet për vdekje fëmijën 12-vjeçar

23.10.2022 - 14:43

Është arrestuar nga policia 24-vjeçari Estien Dine, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një fëmijë 12-vjeçar në fshatin Valere të Gjirokastrës.

Dine, me detyrë polic kufitar, aksidentoi për vdekje fëmijën e mitur si dhe plagosi dy fëmijë të tjerë.

Sipas News 24 dyshohet se 24-vjeçari ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që përplasi për vdekje vogëlushin dhe plagosi dy fëmijët e tjerë.