MENU
klinika

Gjykata e Drejtësisë së BE-së

Gjyqi për Messi-PSG mund të ndryshojë rregullat e UEFA-s

18.10.2022 - 16:08

Në Spanjë janë të bindur: sot mund të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë futbollin europian. Gjyqi kundër Paris Saint-Germain do të zhvillohet në Sallën e Madhe të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Ankesa është paraqitur nga një grup ortakësh të Barcelona-s dhe klubi më i madh i tifozëve katalanas francezë, që ka të bëjë me transferimin e Leo Messit te Paris Saint-Germain dhe fair play financiar.

Akuza – Lojtari argjentinas nuk qëndroi te Barcelona për shkak se blaugranat nuk mund të respektonin parametrat e fair play financiar të imponuar nga UEFA. Kështu, ai përfundoi te PSG, në një kampionat ku parametrat janë krejtësisht të ndryshëm.

“PSG ishte në gjendje ta merrte vetëm falë shtyrjes së aplikimit të UEFA-s të fair play financiar në Francë (deri në maj 2023). Të njëjtat rregulla, të zbatuara tashmë në Spanjë, e detyruan Barcelona-n të ndahej nga Messi, duke krijuar në mënyrë efektive një shtrembërim të konkurrencës nga i Paris SG, nga i cili përfitoi klubi francez”.

Për këtë arsye kërkohen sanksione ndaj Paris Saint-Germain-it dhe të hetohen më tej, në mënyrë që të bëhen disa ndryshime në rregullat e futbollit për të mos përsëritur i njëjti skenar në të ardhmen.

Të gjitha ligat europiane të qeverisura nga i njëjti fair play financiar – Në seancën dëgjimore do t’i propozohet Komisionit Europian që të kryejë këtë hetim delikat. Në rast se kërkesat nuk pranohen, ekziston një plan B, i cili do të kishte La Liga-n si protagoniste: Javier Tebas, armiku më i madh i PSG-së dhe Nasser Al-Khelaifit.

Tebas ka argumentuar gjithmonë se të gjitha ligat duhet të kenë të njëjtat rregulla dhe propozojnë të ndjekin modelin e ligës spanjolle. Ai mund të jetë promotori i një lëvizjeje që mund të ndryshojë rrënjësisht merkaton e transferimeve dhe futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN