MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja/ Gjysma e opozitarëve të pafrymëzuar nga Berisha

Gjysma e simpatizantëve të Ramës të pakënaqur me qeverisjen

05.10.2022 - 16:42

Nga një sondazh që zhvillova për emisionin Top Story të Sokol Ballës, rezultoi se pothuaj 40% e shqiptarëve të rritur preferonin Ramën mes politikanëve kryesorë. Nga ana tjetër, vetëm gjysma e simpatizantëve të Ramës ishin të kënaqur me qeverisjen në përgjithësi. (Në një sondazh tjetër shumë më të hollësishëm, që sapo e kam përfunduar në terren, kam pyetur për shumë fusha të ndryshme të qeverisjes, por rezultatet e tij do të publikohen më vonë).

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (prill 2021), pothuaj 40% e zgjedhësve me banim në Shqipëri votuan për partitë e ndryshme opozitare. Në anën tjetër, nga sondazhi për emisionin Top Story rezultoi se vetëm 20% e shqiptarëve të rritur preferojnë Berishën mes politikanëve kryesorë. Dhe Berisha është politikani kryesor i opozitës, të cilit i bie barra të frymëzojë sa më shumë ndër ata që votuan herën e fundit kundër qeverisë, e madje të shtojë ca të tjerë…

Kjo panoramë e zymtë sinoptike për të dyja palët të lë përshtypjen se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të majit do të jetë shumë e ulët. Në fakt, zakonisht pjesmarrja në zgjedhjet lokale ulet krahasimisht me ato parlamentare. Kështu, në zgjedhjet e 2015-ës (të fundit kompetitive) morën pjesë rreth 75% e banorëve të rritur, tekasa në zgjedhjet paraardhëse parlamentare (2013) kishin marrë pjesë rreth 85% e banorëve të rritur.

Po në zgjedhjet e majit sa pritet të jetë pjesëmarrja?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, vjen në ndihmë një sondazh që zhvillova në fillim të shtatorit, ky pyeta se për kë janë të prirur të votojnë shqiptarët, ende pa ditur emrat e kandidatëve për kryebashkiakë. Dhe nga ai sondazh rezultoi se 35.5% e shqiptarëve të rritur ishin të prirur ose anonin të votonin për kandidatë socialistë dhe 34.5% për kandidatë opozitarë. Vetëm 30% ishin të vendosur për të mos votuar fare (shihni grafikun shoqërues).

Me pak fjalë, rreth 70% e shqiptarëve të rritur kanë gjasa të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të majit (të ndarë pothuaj baraz mes mazhorancës e opozitës). Dhe me afrimin e zgjedhjeve (kur kaçiatorët elektroralë lëvizin nëpër terren), numri i pjesëmarrësve mund të shkojë në rreth 75% të banorëve të rritur (rreth 1.6 milonë). Si në zgjedhjet e fundit kompetitive lokale (2015) …

Duke i ndërthurur rezultatet e dy sondazheve, mund të thuhet se gjysma e simpatizantëve të Ramës mund të shkojnë në kutitë e votimit në maj, edhe pse janë të pakënaqur nga qeveria e tij. Dhe nga ana tjetër, gjysma e opozitarëve mund të shkojnë të votojnë, edhe pse janë të pafrymëzuar nga politikani kryesor i opozitës…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bilanci i stinës politike/ "Basha ‘u shkri’"

Zaloshnja: Ja sa njerëz e shohin sot Berishën për kryeministër

“Ramës i intereson përçarja brenda PD-së”

Zaloshnja: Elektorati i djathtë i ndarë në tre segmente

“Dyfishimi i makinave dhe përgjysmimi i konsumit të karburanteve”

Zaloshnja ‘zbërthen’ shifrat zyrtare: Evazion fiskal në dogana