08.10.2022 - 20:32
Dortmund barazoi 2-2 me Bayern Munchen, në ndeshje të “çmendur” të Bundesligës. Pjesa e parë pa kampionët në avantazh, pas një goli nga distanca të Goretzkës.
Në pjesën e dytë, Sane jep idenë se tre pikë janë në xhep, me rezultatin që u dyfishua. Ekipi i Terzic nuk u dorëzua, pasi Moukoko dha shkëndija shprese me realizimin e tij (74′).
Bayern pozicionet e tre-ta me 16 pikë, verdhezinjtë janë në vendin e katërt me po aq pikë. Në takimet e drekës, Mainz ka ndalur Leipzig në shifrat 1-1, Frankfurti doli pa pikë nga Bochum (3-0), ndërsa Xabi Alonso debutoi me një fitore të thellë 4-0 të Leverkusen ndaj Schalke.