Ante Rebic tundi rrjetën në ‘Castellani’ pas vetëm gjashtë minutash nga hyrja e tij në fushë. Për Rebic ishte goli i tretë në Serie A, pas dopietës kundër Udineses, në ndeshjen hapëse më 13 gusht.
Problemet me shpinën tashmë duken një kujtim i largët për sulmuesin kroat, i cili, pavarësisht ndalesës së zgjatur, në Toskanë ishte faktor që mund të ndryshonte ekuilibrin.
Krahas gëzimit personal, në fakt në minutën e 97-të ai ia ktheu favorin e mëparshëm shokut të skuadrës, yllit portugez, duke i hapur rrugë kundërsulmit për rezultatin final (1-3).
Dhe në të gjitha këto, padyshim që gëzohet Stefano Pioli, i cili me rikthimin e plotë të kroatit mund të përballet me më shumë besim (dhe alternativa) me radhën intensive të garave dhe ndeshjeve deri në ndalimin e Kampionatit Botëror në Katar.
Në fund të fundit, shifrat vetëm sa vërtetojnë tezën se Rebic është një element thelbësor në dinamikën e sulmit kuqezi: 3 gola (nga 4 goditje) në 3 ndeshje të luajtura, një gol në çdo 49 minuta nga 147 në total, në të cilat ka qenë në fushë.
E thënë ndryshe, efikasiteti i tij është 75%, pikërisht më e larta në mesin e lojtarëve që kanë shënuar tashmë të paktën tre gola në sezon. Kush është më i mirë se ai? Vetëm Erling Haaland, i cili në top-5 kampionatet evropiane udhëton me një mesatare prej një goli çdo 47.5 minuta.