MENU
klinika

Torturuan me orë të tëra nënë e bir

Grabitja në Klos, ‘maskat’ u futën nga dritarja e pasme e vilës!

02.10.2022 - 10:51

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur pas mesnatës djeshme në fshatin Dom të Klosit.

Sipas News 24, 5 grabitësit e maskuar kanë hyrë në banesën në pronësi të Përparim Lleshit në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Ata kanë mundur të futen brenda përmes dritares së pasme së vilës 3 katëshe. Mësohet se ata kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë dje i cili ka qenë vetëm në shtëpi me nënën e moshuar, 80-vjeçare.

Nënë e bir janë dhunuar dhe janë kërcënuar me tytën e automatikut në kokë nga grabitësit ndërkohë që pjesa tjetër kanë kërkuar nëpër dhoma para dhe sende të tjera me vlerë.

Ata kanë arritur të marrin 8 mijë euro dhe 1 milion lekë shqiptare. Aktualisht policia po vijon zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maskat marrin më shumë se 8 mijë euro

Grabitje me armë në një banesë pas mesnate