MENU
klinika

Mes tyre udhëtimet e regjistruara në sistemin TIMS

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo!

19.10.2022 - 21:40

Hakerat iranianë kanë publikuar sot të dhënat personale të ish-kreut të Shërbimit Informativ Shqipqtar (SHISH), Helidon Bendo.

Në rrjetin social Telegram, Homeland Justice publikuan të dhënat e Bendos sëbashku me një listë të të gjitha udhëtimeve të pretenduara jashtë vendit tonë.

Hyrjet dhe daljet e ish-kreut të SHISH janë të regjistruara me data dhe llojin e udhëtimeve.

Në dokumentet e publikuara, janë të dhënat personale, numri i kartës së identetit, numri i pasaportës biometrike dhe asaj diplomatike.

Gjithashtu hakerat kanë publikuar edhe fotot e Bendos ndër vite.

Helidon Bendo është dërguar në SHBA për specializim, teksa aktualisht në krye të SHISH është komanduar zëvendës drejtori, Oljan Kanushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Hoxha: Është një punë agjenturore e mirëfilltë

Pse u vunë në shënjestër email-et e Gledis Nanos

“Dyshoj se sistemi TIMS nuk është goditur nga iranianët”

Meta për sulmet kibernetike: Bashkëpunim brenda shtetit!