MENU
klinika

Një balerinë në Disney

Heroina e parë ‘buçko’

27.10.2022 - 16:46

Disney ka prezantuar pa zhurmë heroinën e parë të tij me përmasa të mëdha (plus size), të shfaqur në një video të shkurtër në Disney Plus.

“Reflect”është pjesë e sezonit të dytë të “Short Circuit”, një serial me filma të shkurtër eksperimentalë që rrëfen jetën e Bianca, një balerinë të re që ka probleme me vetëbesimin dhe dismorfinë e trupit.

Teksa mësuesja vëren pozicionin e saj në levë duke i kujtuar “Tërhiqe barkun! Zgjate qafën!”, pasqyra thërrmohet dhe Bianca përballet me imazhin e thyer të trupit.

Sipas NHS, çrregullimi i dismorfisë trupore është një problem i shëndetit mendor kur dikush shqetësohet për papërsosmëritë fizike, që shpesh janë të padallueshme nga të tjerët.

Më vonë, balerina tejkalon dyshimin dhe frikën duke thirrur energjinë e brendshme dhe vazhduar me baletin.

Filmi është krijuar nga artistja që punoi me “Frozen 2” dhe “Encanto”, ndërsa është publikuar më 14 Shtator në platformë. Fansat kanë shprehur entuziazmin në rrjetet sociale dhe mbështetjen për protagonisten e parë të përmasave të mëdha.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale