MENU
klinika

Premier League, Java 11

Humb Liverpool, për titullin duhet mrekulli

22.10.2022 - 15:30

Liverpool ka zhgënjyer në transfertën ndaj Nottingham Forest në “City Ground”, duke humbur 1-0 dhe komplikuar edhe më shumë pozitat në Premier League, shumë larg vendeve të para.

Përtej dominimit të ndeshjes, skuadra e Jurgen Klopp nuk arriti të shënojë. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola,  ndërsa goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 55’ nga Awoniyi, i cili i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

Pas kësaj sfide Liverpool renditet në vend të 7-të me 16 pikë, teksa Nottingham Forest ngjitet në vend të 19-të me 9 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN