MENU
klinika

E rëndë në Kukës

I moshuari plagos me çifte 6-vjeçarin

08.10.2022 - 12:43

Një fëmijë 6 vjec është palosur me çifte nga një i moshuar në Kodër Lumë të Kukësit.

Policia thotë se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa i mituri është dërguar menjëherë në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njiftimi i policisë:

Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.