MENU
klinika

“First Kings of Europe”

“Idhujt e violinës” së Shkodrës ekspozohen në New York

31.10.2022 - 22:16

Ky grup figurinash prej balte të pjekur, pjesë e koleksionit të Muzeut Arkeologjik-Tiranë, është duke u shfaqur në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ekspozitën “Ritualet dhe kujtesa: Ballkani dhe më gjerë”, në Institute for the Study of the Ancient World.

Ekspozita zhvillohet në kuadër të projektit “First Kings of Europe” ku Instituti i Arkeologjisë përfaqësohet krahas 25 institucioneve të tjera nga 11 vende të ndryshme të Europës Juglindore.

Figurinat në trajtë violine, por me tipare antropomorfe, janë gjetur në varrin qendror të tumës 6 të Shtojit (Shkodër) dhe datojnë në periudhën e Bronzit të hershëm, ose rreth 4500 vjet më parë. Ato ishin pjesë e ritualeve të kohës dhe janë ndër përfaqësimet më të rëndësishme të artit figurativ të kësaj periudhe, në Shqipëri dhe Ballkan.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit