MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

Ilir Meta takim me Sali Berishën në selinë e PD-së

26.10.2022 - 10:15

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillojnë ditën e sotme një takim.

Report Tv mëson se takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa në fokus të tij janë zgjedhjet vendore 2023.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë sëbashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet loakle.