Guvernatori Gent Sejko në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se BSH e konsideron rrezik primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social, nivelet e larta te inflacionit.
“Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit.
BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social.
Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%”, theksoi Sejko.
Fjala e Guvernatorit:
Inflacioni në Shqipëri shënoi rritje të shpejtë në 2022 duke arritur në 8% gjatë 3 mujorit të tretë, niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998.
Ndonëse inflacioni i ulët nën konstanten rajonale e evropiane dhe cmimet e rregulluara te energjisë për familjet baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflaciooni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%.
Artikujt e shportës me normë më të lartë inflacioni nuk janë vetëm mallra e shërbime me origjinë importi por dhe produkte që vlerën e shtuar e gjenerojnë në vend.
Për qeveritë tensioni ekopnomik e social që sjell inflacioni mbi shtreasat më të varfra atrikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale.
Plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik sa kohë financat publike janë nën presioni e pasigruisë per të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit.
Poletika monetare mbetet e ndërgjegjshme për balancën delikate për kontrollin e inflacionit dhe zbutjes së luhatjes ekonomike.
Për tregjet e ndërmjetësin fianciar nivelet e larta te inflacionit tentojnë të shoqërohen me rritje të pasigurisë dhe rishikim të strategjive të tyre të zhvillimit.
Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit.
BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social.
Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%.
Masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiarë të vendit.