MENU
klinika

“Labirinti i Migracionit”

Një muze social në shesh vetëm për emigrantët e kthyer

26.10.2022 - 14:53

Labirinti i Migracionit, instalacioni i veçantë i ndërtuar nga GIZ Albania do të qëndrojë nga data 25-31 tetor në sheshin Skënderbej.

Ky instalacion është konceptuar në formën e një Muzeu Social që simbolizon migracionin e jetës së një emigranti. Në të gjitha panelet e instalacionit janë vendosur informacione të ndryshme të cilat i shërbejnë personave të kthyer nga emigracioni për t’u riintegruar më lehtë pas kthimit në Shqipëri.

Gjithashtu instalacioni përmban informacione edhe për personat e interesuar për mundësitë që ofrohen në Gjermani për të kryer studimet apo për punësim.

Për më tepër, çdo ditë në këtë pjesë të Sheshit Skënderbej do të ndërthuren seanca informative, trajnime dhe performanca artistike të krijuara enkas për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.

Sesionet informuese do të fokusohen kryesisht tek shërbimet që mund të përfitojnë qytetarët e Tiranës të kthyer nga emigracioni, por jo vetëm, si dhe informacione të vlefshme për të rinjtë që duan të vazhdojnë shkollimin e tyre jashtë Shqipërisë.

Një seksion i veçantë do t’i kushtohet rolit që Diaspora mund të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke sjellë në Tiranë eksperiencën e përftuar në Gjermani.

Ky instalacion vjen në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe është i ndërtuar nga GIZ Albania me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe bashkia Tiranë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale