MENU
klinika

Champions League

Inter mposht Barcelonën, Napoli luan “tenis”

04.10.2022 - 22:58

Ndeshjet e treta në grupet e Champions League dhuruan spektakël, emocione dhe surpriza. Kryendeshja Inter-Barcelona përfundon me fitoren 1-0 të ekipit zikaltër, që shpëton edhe trajnerin Inzaghi. Ndërsa surpriza më e madhe ishte fitorja 106 e Napolit në Amsterdam ndaj Ajax.

Nënkampionët e Italisë e nisën “zjarr” takimin, teksa Calhanoglu provoi të befasonte me një goditje nga distanca Ter Stegen. Pak më pas, ekipi  i Inzaghit pretendon për penallti pas një prekje me dorë të Eric Garcia, por nuk ka asgjë.

Italianët do merrnin avantazhin me Correan, por goli do anulohej për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë pikërisht Calhanoglu do “tundtte rrjetën” me një goditje nga larg.

Ekipi  i Xavit rrit presionin dhe gjen shtyllën sapo fillon e dyta, me Dembele. Katalanasit do barazonin me Pedri, në të 67-tën, por do anulohej me VAR. Nuk ka as penallti as në një tjetër rast të diskutueshëm. Vendasit ruajnë me fanatizëm avantazhin deri në fund.

Grupi A dhuroi rezultatin tenistik 1-6 në “Johan Crujiff Arena”, me skuadrën e Spallettit që nuk tregoi mëshirë kundër kampionëve të Holandës. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Liverpool i mjaftuan dy gola për të mposhtur Rangers brenda në “Anfield”.

Club Brugge ishte surpriza tjetër e mbrëmjes së sotme, duke mundur 2-0 edhe Atletico Madrid në shtëpi, në grupin B. Kjo është fitorja e tretë radhazi për kampionët e Belgjikës, të cilët pasi mundën Leverkusenin dhe Porton, ia dolën dhe kundër skuadrës së Simeones. Në ndeshjen tjetër të grupit, Porto ia doli përballë Leverkusenit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Për sa i përket grupit D, ndeshja e fundit në këtë grup mes Frankfurtit dhe Totenhemit u mbyll në një barazim pa gola. Më herët, Marseille fitoi 4-1 në shtëpi me Sporting.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Bayern me “5 yje”, kualifikimi pa problem