04.10.2022 - 16:19
Ministria e Drejtësisë në Itali i ka dërguar Brazilit kërkesën për ekstradim të ish-sulmuesit të Milanit, Robinho, i cili u dënua përfundimisht së bashku me një shok të tijin.
Më 19 janar të këtij viti, ai u dënua me 9 vite burg për përdhunim dhe dhunim në grup ndaj një 23-vjeçarje shqiptar (asokohe), në një klub në Milano natën e 22 janarit 2013.
Kërkesa për ekstradimin e ish-futbollistit të “kuqezinjve” të Italisë është bërë me dije nga Prokuroria Publike e Milanos. Muajt e fundit ajo ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, me kërkesë për ekstradim e ish-futbollistit, me akte të firmosura nga prokurorja Adriana Blasco.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pamjet që e kompromentojnë