MENU
klinika

Kreu i grupit të PS flet pas takimit me presidentin

Ja afatet e mundshme për datën e zgjedhjeve lokale!

06.10.2022 - 12:05

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme me presidentin Bajram Begaj.

Ai u shpreh se një afat i mundshëm për zhvillimin e zgjedhjeve lokale është periudha nga data 15 prill deri në 15 maj duke marrë parasysh edhe festat zyrtare që mund të rastisin brenda këtyre datave.

Balla deklaroi se PS është gati të marrë pjesë në zgjedhje kurdo që të zhvillohen ato dhe po ashtu t’i fitojë ato.

“Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të zbatojnë kompetencën e drejtpërdrejtë të presidentit të republikës. Një gjë është e sigurt që zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj duke marrë parasysh ndonjë festë zyrtare brenda këtij afati.

Nuk kemi dhënë propozim për ndonjë datë të caktuar. PS është e gatshme të marrë gjithmonë pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato. Ajo që vërej me vlerësim maksimal është gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjithë aktorët politikë”, deklaroi ai.