MENU
klinika

Prej ditësh në Shqipëri

Jim Belushi i përgjigjet ftesës së Ramës, mbështet legalizimin e kanabisit

26.10.2022 - 16:16

Jim Belushi, prej pak ditësh i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, për të qenë prezent në Shqipëri. Promovimi i legalizimit të kanabisit, me qëllim parësor shkatërrimin e krimit të organizuar, ishte kryefjalë e bisedës së tij të mbajtur sot në COD, në kryeministri. Aktori i njohur i mëshoi faktit se miratimi i ligjit të propozuar në Parlament për legalizimin e kanabisit do të ishte në të mirë të vendit. Po ashtu ai vlerësoi investimet që janë bërë në vend, rrugët, prishjen e ndërtesave të paligjshme si ato te “Lana”. Aktori u ndal dhe tek vizita r tij në Devoll, prej nga vjen familja  e tij.

“Ndërsa qyteza ime Devolli, është ai fshati mistik aq i bukur prej nga vjen babai im, familja e nënës sime, të afërmit e mi. Ishte një përvojë shumë e bukur dhe e veçantë, të kthehesha aty. Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar  në kokën time atë që përjetova aty. Ai ishte një fshat që unë e njihja, e njihja se aty është rrit nëna ime gjyshja ime. Unë as sytë nuk mund ti shqisja nga ai fshat që më sillte kujtime, çdo njeri, ushqimi çdo gjë.”, tha ai për mediat.

Belushi u ndal edhe tek mikëpritja e shqiptarëve , traditat e vendit, duke theksuar faktin se edhe shërbimi në restorante është përmirësuar.

“Unë vetëm mund t’ju tregoj për ushqimin. Kur vjen këtu nuk mund të ruash djetën amerikane. Kemi ngrënë aq mirë dhe aq shumë. Ushqimi këtu është i mrekullueshëm, madje kemi thënë pse njihet Italia për ushqim kur këtu është ushqimi aq i mirë. Nuk ndalonim së ngrëni duke filluar nga perimet, sallatat, mishi, byreku e plot të tjera. Fatkeqësisht ëshët ushqimi më i mirë në biotë dhe ndoshta duhet ët jetë dikush me disiplinë që ta haj këtë ushqim. Ushqimi ka qenë i mrekullueshëm që nga tirana e deri në Korçë e Lazarat.”, tha aktori.

Belushi njihet dhe për fermat e tij, ku siç thotë , kultivon kanabisin, i cili nëse përdoret në doza të kontrolluara siç thotë aktori, ndryshe nga alkooli nuk shkakton probleme ne shëndet.