MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Juve bie në Izrael, tani i duhet një mrekulli

11.10.2022 - 20:44

Juventusit do t’i duhet një mrekulli të kalojë grupin në Champions League pas humbjes 2-0 në Izrael me Maccabi Haifa. Bardhezinjtë mbesin me tri pikë dhe vetëm matematika e mban në lojë.

Vendasit nga Izraeli bënë gjithçka mirë që në minutën e shtatë, duke realizuar me Atzili. Po i njëjti autor do ndëshkonte juventinët në minutën e 42-të. Në shok total, bardhezinjtë e kishin mision më vete të reagonin.

Minutat kalonin dhe gjërat sa vinin e vështirësoheshin për “Zonjën e Vjetër”, e cila e kishte menduar ndryshe këtë sfidë. Juvja tashmë është në vendin e 3-të me 3 pikë. Ekipi i Bakhar është në vendin e fundit me po aq pikë. Kujtojmë që PSG dhe Benfica kanë nga 7 pikë.

Ndwrsa Copenhagen-Manchester City pwrfundoi pa gola. Vetë trajneri i anglezëve, Guardiola dukej se nuk e kishte marrë shumë seriozisht këtë takim, me luksin që i jepte renditja. Ndryshimet e shumta në formacion, lënia pushim e Haaland dha efektin e vet.

45 minutat e para do ishin të “çmendura” për djemtë e Guardiolës. Brenda fraksionit do anulohej një gol i Pedrit, Mahrez do humbiste penallti, ndërsa “Qytetarët” do i linte me një lojtar më pak Gomez, për shkak të një ndërhyerje ndaj kundërshtarit. Asnjë gol në pjesën e dytë, me Manchester City që kryeson grupin G me 10 pikë, sakaq danezët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.