MENU
klinika

"The Mister 2"

“Lekë Dukagjini” në duart e autores së “Fifty Shades of Grey”

26.10.2022 - 15:52

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” po studiohet nga autorja Erika L. James e cila shkroi „Fifty Shades of Gray“.

James në rrjetet sociale ka publikuar një imazh të kopërtinës së “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, duke e shoqëruar me mbishkrimin TM2.

Autorja në vitin 2019 publikoi romanin “The Mister” ku trajtohet historia e Maxim Trevelyani i cili dashurohet me një emigrante shqiptare pa dokument, Alesia Demaçi.

Romani përfundon kur dy të dashuruarit vijnë në Shqipëri, babai i Alesias kërcënon Maximin që të martohet me vajzën e tij.

E autorja James po vjen me vëllimin e dytë të „The Mister“, që si duket për ta realizuar më mirë i duhet t’i njoh traditat e zakonet e vjetra shqiptare që për këtë iu është drejtuar “Kanunit të Lekë Dukagjinit”.