MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

Këlliçi: Jam gati të dorëzoj mandatin e deputetit, sot hyj në ‘Primare’

27.10.2022 - 12:58

Deputeti, Belind Këlliçi do të dorëzoj në mesditën e të enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD.

Këlliçi në një bisedë të shkurtër për Abc tha se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë Erion Veliajt.

Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt. Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor.

Ndërkohë, sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN