Ka shkuar në 14 numri i atletëve kenianë që prej korrikut të këtij viti janë pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) për përdorim doping. Dy më të fundit janë Ibrahim Mukunga Wachira dhe Kenneth Kiprop Renju.
Ranju këtë vit u shpall kampion i Kenias në garën e 10 mijë metrave, duke fituar edhe gjysmë-maratonat e Pragës dhe Lisbonës, si dhe një garë 10km në Lilë. Substance e ndaluar që iu gjet këtij atleti pas nje testi andioping, është mathasterone.
Ndërsara Wachira doli pozitiv me norandrosterone. Të dy këta atletë janë pezulluar nga dy vjet nga çdo aktivitet. Në total, nga viti 2017, numri i atletëve kenianë që kanë dalë pozitiv ka kaluar 200 vetë. Javën e kaluar u pezullua edhe Mark Kangogo, që foli pozitiv me 3 substanca.
Që prej vitit 2016, Kenia figuron në krye të listës së antidopingut botëror (WADA) për numrin e sportistëve të testuar dhe që dalin pozitivë