Me të vërtetë për të ardhur keq në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ballkani bëri një tjetër paraqitje të mirë në Evropë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë pikë. Kampionët e Kosovës u përmbysën 1-2 në Prishtinë nga turqit e Sivaspor dhe tani duhet mrekulli për të kaluar grupin.
Dardanët luajtën shumë mirë në pjesën e parë, duke zotëruar topin deri në 55% të topit. Pas disa rasteve të mira, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të shënonte në minutën e 36-të nga Armend Thaqi. Pjesa e parë ishte totlisht e në favor të Ballkanit.
Por e dyta ishte një dështim total për ekipin nga Suhareka. Miqtë shënojnë dy herë dhe përmbysin gjithcka. Vërtet mëkat, edhe një barazim do të vlente. Tashmë situate është komplikuar shumë dhe ekipit Kosovar I duhet mrekulli për të kaluar grupin.