Një ditë më parë, e përditshmja italiane “TuttomercatoWeb”, trazoi jo pak opinionin sportiv teksa theksonte se Kristjan Asllani nuk është i lumtur në Milano, kërkon largimin nga Inter që në merkaton e janarit.
Këtë të premte, mediat italiane i kanë kushtuar sërish rëndësi të ardhmes së Asllanit, por kanë një tjetër version dhe të tjerë emra që dalin në qarkullim.
Është e vërtetë që Asllani nuk është i lumtur, shpresonte të kishte më shumë minuta me fanellën zikaltër, por të paktën deri më tani nuk ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar, i vetëdijshëm se për të do të ishte një hap pas në karrierë.
Nuk dëshirojnë të privohen nga Asallani as drejtuesit e Inter, të cilët në mënyrë konstante kanë refuzuar dhe po refuzojnë çdo klub që interesohet për Asllanin. Gjithnjë sipas mediave, Empoli, Spezia dhe Torino janë tre ekipet e Serie A që po kërkojnë informacion në lidhje me situatën e Asllanit.