Klaudia Pepa jeton dhe vepron prej vitesh në Itali por kohët e fundit është rikthyer si anëtare e jurisë së “Dance Albania”. Duke komentuar performancën e konkurrentes Cindy Marina, e cila kërceu nën ritmet e këngës së Ed Sheeran “Perfect”, balerina e njohur bëri një koment dhe për dashurinë.
“E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”, tha Klaudia për performancën e modeles Cindy Marina. Më pas, Alketa e pyeti se me kë e ka këtë këngën e dashurisë, së cilës Klaudia iu përgjigj duke thënë “me dashurinë”.
Më tej, e ngacmuar nga Ermal Mamaqi, Klaudia tha se ai nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe as në Tiranë. “A është në këtë planet”, shtoi më pas me shaka Iliri Shaqiri.